(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunal, ka vizituar sot shtëpinë e Muhadin Murseli në fshatin Zhegër, të cilit dy ditë më parë i është djegur nga shkaqe ende të panjohura.
Tashmë Komisioni përkatës është duke e kryer punën e tij për arsyet e djegies dhe pritet të dalë shumë shpejt me rezultatin e shkaktarit të djegies.
Haziri i tha z. Murseli se pasi të përfundoj punën Komisioni i lartcekur, Komuna e Gjilanit do t’i dalë në ndihmë me të gjitha mundësitë e saja, për të ndihmuar këtë familje.
“Jam këtu për t’ju konfirmuar ndihmën e Komunës së Gjilanit me të gjitha mundësitë tona, për t’ua bërë më të lehtë meremetimin e shtëpisë. Po e presim raportin e Komisionit dhe më pas do të ndajmë mjetet. Komuna është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj për t’ua përmbushur kërkesat”, tha Haziri.
Pronari i shtëpisë Muhadin Murseli ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për kujdesin dhe për ndihmën e ofruar nga Komuna e Gjilanit./2lonline/