DYLON

Haziri i ofron përkujdesje institucionale familjes Matoshi, e cila humbi kryefamiljarin tagjikisht

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në festën e Fitër Bajramit e ka vizituar sot familjen Matoshi nga Gjilani, pas tragjedisë që ka pasur një muaj më parë, ku kryefamiljari ka vdekur nga aksidenti në trafik.

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka premtuar përkrahje institucionale kryefamiljares, e cila jeton me gjendje të rëndë të banimit dhe ka mbetur me katër jetimë.

EkoHigjiena

“Në këtë ditë feste, vizitova familjen Matoshi dhe i premtova përkujdesje institucionale, meqë ka humbur kryefamiljarin në një aksident trafiku dhe po i rritë katër jetimë. Është obligim yni që t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë në çdo kohë dhe me të gjitha mundësitë tona”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Përndryshe, shumë shpejt familja Matoshi do të bëhet me shtëpi të re, pasi që donatori Çlirim Krivaqa ia ka blerë truallin dhe pritet të nis ndërtimin e shtëpisë.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.