DYLON

Haziri i ofron mbështetjen e pa rezervë Qendrës për Punë Sociale

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar sot Qendrën për Punë Sociale, ku u njoftua nga drejtori Mursel Zymberi për mbarëvajtjen e punëve, sfidat dhe sukseset. Me këtë rast, kryetari Haziri i ofroi mbështetjen e pa rezervë z. Zymberi, duke thënë se Komuna e Gjilanit e ka në plan të parë zgjidhjen e problemeve sociale si dhe ato të strehimit dhe banimit.

“Natyra e punës që e bëni e di që është shumë e rëndë, por shpresoj që të gjitha mundësitë tuaja po e bëni më të mirën. Unë kam ardhur që t’ju konfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit me të gjitha kapacitetet tona, qoftë mbështetje logjistike dhe të tjera dhe bashkërisht t’u dalim në ndihmë qytetarëve në zgjidhjen e problemet”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke e përkthyer si kujdes në zgjidhjen e problemeve sociale që sot ballafaqohen qytetarët tanë.

“Është kënaqësi për ne që e vizitoni këtë Qendër sepse kjo përkthehet me kujdes në ecjen përpara duke e ditur që shërbimet tona janë të lidhura ngushtë me Komunën. Po mundohemi t’i përmbushim nevojat e qytetarëve përkundër kërkesave të mëdha”, tha Zymberi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.