DYLON

Haziri i ofron bashkëpunim dhe mbështetje qendres për promovimin e vlerave “The Bridge”

Haziri i ofron bashkëpunim dhe mbështetje qendres për promovimin e vlerave “The Bridge”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar qendren për promovimin e vlerave “The Bridge”, ku është pritur nga drejtori i OJQ AGAPE përmes së cilës operon kjo qendër, Ron Ramsey.

Haziri i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim me të gjitha kapacitetet komunale kësaj qendre, për të cilën tha se po promovon vlera dhe po shërben si model i vullnetarizmit në komunë dhe më gjerë.

Ron Ramsey, drejtor i OJQ AGAPE, tha se “The Bridge” është pjesë e kësaj kësaj organizate, e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim, ku po ofrohen programe cilësore si kurse të gjuhës angleze, zhvillimin e karrierës, biznesit, këshillim për shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme, së bashku me trajnime dhe seminare të tjera të dëshiruara nga komuniteti rreth nesh.

EkoHigjiena

Përndryshe, qendra për promovimin e vlerave “The Bridge” është hapur në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjenden tek kompleksi banesor “Fitorja”. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.