Gjilan –(2LONLINE) – Në Universitetin e Gjilanit, sot për vizitë qëndroi Lufti Haziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Komisionit parlamentar për Integrime evropiane e i cili u prit nga U.D. i Rektorit të Universitetit të Gjilanit, Prof.dr.sc.Arben Dërmaku dhe Prof.dr.sc.Sabri Tahir e Flamur Hyseni.
Haziri u interesua për procesin e themelimit dhe mbarëvajtjes së punëve dhe funksionimin e Universitetit për çka shprehu gatishmëri dhe përkrahje të vazhdueshme në këtë fazë të konsolidimit të UGJ-ës.
Prof.dr.Arben Dërmaku shprehu mirënjohje për interesimin e treguar dhe mbështetjen, po ashtu e njoftoi për zhvillimet dhe sfidat që e presin UGJ-ën në këtë fazë konsoliduese por edhe për hapat e mëtejmë të funksionalizimit dhe strategjinë zhvillimore të UGJ-ës, si në aspekt infrastrukturorë, administrativ dhe atë akademik.
U diskutua për mundësitë e hapjes së fakulteteve dhe programeve të reja të cilat do të ofrojnë mundësi studimi për interesat e përgjithshme dhe interesimin e studentëve. /2lonline/