DYLON

Haziri I LDK-së: Ekzekutivi i Gjilanit injoron personat e verbër duke mos e shënuar Ditën Botërore të Alfabetit të të Verbërve

Haziri I LDK-së: Ekzekutivi i Gjilanit injoron personat e verbër duke mos e shënuar Ditën Botërore të Alfabetit të të Verbërve
Avatar photo Redaksia

“As këtë vit e për faqe të zezë, Komuna e Gjilanit nuk e ka shënuar në asnjë formë 4 janarin, Ditën Botërore të Alfabetit të Braille. Pavarësisht vendimit të qeverisë së Kosovës për respektimin e ditëve të veçanta kalendarike të personave me aftësi të kufizuara, institucionet lokale të udhëhequra nga z. Hyseni, shpërfaqën edhe njëherë arrogancën ndaj këtij komuniteti duke injoruar aktivitetin e tyre”, thuhet në një reagim të drejtuesve të LDK-së së Gjilanit.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë personat e verbër për këtë ditë, veçanërisht, siç u shpreh ai: “Kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Dega në Gjilan, mikun e tij, Bajram Spahiu, për këtë ditë të rëndësishme për komunitetin”.

EkoHigjiena

“Barazi për të gjithë sepse Zoti na ka falë të barabartë. Pa dyshim që mund të lexojmë ndryshe e të edukohemi njëjtë”, tha Haziri i LDK-së.

Ndryshe, 4 Janari shënohet si Dita Botërore e Shkrimit Braille e cila përkon me datën e lindjes së Luis Braille 4, janar 1809 krijuesi i këtij sistemi shkrim për personat e verbër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.