DYLON

Haziri i konfirmon përfaqësuesve të UN-HABITAT bashkëpunim të mirë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim një delegacion të UN-HABITAT, e kryesuar nga shefja për Kosovë e projektit të kësaj organizate ndërkombëtare, zonja Gwendoline Mennetrier.

Kryetari Haziri ka mirëpritur përfaqësuesit e UN-HABITAT dhe ka falënderuar për punën që kanë bërë, duke premtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

EkoHigjiena

Shefja për Kosovë e projektit të kësaj organizate ndërkombëtare, Gwendoline Mennetrier, ka theksuar UN-HABITAT ka ndarë donacion prej 150 mijë dollarëve në ndonjë project që do t’I plotësonte nevojat e qytetarëve, ndërsa u dakorduan së bashku me kryetarin Haziri se do ta caktojnë prioritetin e investimit ditëve në vijim.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është shprehur se Komuna e Gjilanit do të shkoj me një projekt që do të jetë në përputhje me strategjinë e Komunës së Gjilanit në të mirë të qytetarëve të saj, ndëra tha se pret edhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Haziri theksoi nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe në shumë projekte tjera, duke shpresuar në ndihmën e kësaj organizate me renome ndërkombëtare edhe në të ardhmen./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.