DYLON

Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Zeka pas ndarjes nga jeta të Ahmet Zekës

Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Zeka pas ndarjes nga jeta të Ahmet Zekës
Avatar photo Redaksia

Telegram ngushëllimi

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Zeka, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit Ahmet Zeka.

EkoHigjiena

“E nderuara familje Zeka,

Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, bashkëqytetarit tonë, kontribuesit të madh të çështjes kombëtare, Ahmet Zeka .

Ai, ishte burrë i fjalës dhe besës, dhe me shpirt, gjatë jetës së tij, u angazhua në vazhdimësi për të mirën e vendit.

E tani, kur ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, ju lus që të gjeni forcë dhe t’i kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen, vendin si dhe momentet e mira të kaluara me të ndjerin.

Ai na dha lamtumirën, por kujtimet e vepra e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën tonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirëve të familjes Zeka.

Qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!”

19 mars 2025