DYLON

Haziri i jep mbështetje platformës “Trego e Vepro”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Është promovuar sot në Gjilan platforma online www.tregoevepro.com, e cila kontribon në zgjidhjen e problemeve të rinisë.

Kjo platformë u mundëson të rinjëve që nëpërmjet videove të postojnë dhe identifikojnë problemet e tyre që të ndërmiren iniciativa për zgjidhjen e tyre si dhe të kenë diskutime në chat.

EkoHigjiena

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u ka ofruar mbështetje të rinjëve të Gjilanit, në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Ju nuk jeni problemi, ju jeni zgjidhja e problemit. E kam thënë edhe më herët, po e rispërsëris edhe sot se rinia është prioritet në qeverisjen time sepse jeni e ardhmja jonë. Komuna e Gjilanit do t’ju mbështesë vazhdimisht në në të gjitha projektet që janë në favor të zgjidhjes së problemeve tuaja për t’ua bërë jetën sa më të mirë”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Personat të cilët regjistrohen në www.tregoevepro.com mund të postojnë video me brengat e tyre dhe në këtë mënyrë mund të përfitojnë nga kjo platformë në zgjidhjen e tyre. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.