Haziri i jep mbështetje klubi të boksit “Drita”
(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takur sot me drejtuesit e klubit të boksit “Drita”, ku u njoftua me aktivitetet, sfidat dhe sukseset e tyre.
Kryetari i klubit të boksit “Drita” Ismet Haziri ka shprehur besimin se me zgjedhjen e Lutfi Hazirit në krye të Gjilanit, sektori i sportit do të avansojë shumë në Gjilan.
Ai ka thënë se deri tash kanë pasur shumë vështirësi si klub, ndërsa ka shtuar se edhe përkundër sfidave klubi i ka katër kampion, duke qenë klubi më i suksesshëm.
Ndrësa, kryetari Haziri theksoi se boksi do ta ketë vendin e rëndësishëm në Komunën e Gjilanit, derisa ka thënë se do të mbështes aktivitetet e klubit të boksit “Drita” me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet.
“Jam duke e funksionalizuar komunën. Po mundohemi ta vendosim në binarë të shëndoshë. Për mua si kryetar i Komunës boksi do ta ketë vendin e vet të rëndësishëm. Do t’i mbështesim kampionët gjithmonë”, ka thënë Haziri. /2lonline/
