DYLON

Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Halil Kqiku

Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Halil Kqiku
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku.

“E nderuara familje Kqiku,

Me dhembje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku.

EkoHigjiena

Halili, si disident i kohës, nuk u pajtua në asnjë mënyrë me regjimin e ish-Jugosllavisë, ku edhe u burgos duke u përcjell me tortura të mëdha.

Pas daljes nga burgu, ai jep kontribut të madh në pajtimin e gjaqeve dhe në manifestimin kulturor “Flaka e Janarit”.

Halil Kqiku më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në shërbim të atdheut.

Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, familje Kqiku, farefisi dhe shokët e idealit.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit do të organizojë edhe mbledhje komemorative për t’ia dhënë lamtumirën e fundit këtij veprimtari dhe për këtë do të ketë njoftim me kohë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.