DYLON

Haziri i AAK-së e quan “Masakër ekologjike” atë që po ndodh me Parkun e Qytetit

Haziri i AAK-së e quan “Masakër ekologjike” atë që po ndodh me Parkun e Qytetit
Avatar photo Redaksia

“Ajo që po ndodh me Parkun e Qytetit nuk mund të quhet zhvillim – është shkatërrim i vetmes oazë të gjelbër në qendër të Gjilanit”,  thotë Sokol Haziri, kryetar i Aleancës, Dega në Gjilan.

Sipas tij, prerja e gjelbërimit dhe ndërhyrjet pa një debat të gjerë publik e pa transparencë i heqin qytetit mushkëritë e tij natyrore.

EkoHigjiena

Haziri tha se në një kohë kur qytetet moderne investojnë në parqe, hapësira të gjelbra dhe cilësi të jetës, në Gjilan po veprohet në drejtimin e kundërt, transmeton 2LONLINE.

“Qytetarët meritojnë të dinë: pse po sakrifikohet parku, cilat janë alternativat dhe cili është ndikimi në mjedis? Zhvillimi nuk duhet të vijë në kurriz të natyrës dhe shëndetit të qytetarëve.

Gjilani ka nevojë për më shumë gjelbërim, jo për më pak. Parku i qytetit duhet të mbrohet, jo të shkatërrohet”,  ka thënë Sokol Haziri i Aleancës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.