DYLON

Haziri: Hyseni e Çollaku të punojnë për liberalizim të viza

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje ministrave Hyseni dhe Çollaku që të punojnë nga 24 orë në ditë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje dy ministrave në qeverinë e Kosovës, ministrit të Brendshëm Skënder Hysenit dhe atij të Integrimeve Bekim Çollaku që të punojnë nga 7 ditë në javë dhe nga 24 orë në ditë.
Ata, sipas tij Haziri e kanë për detyrë të menaxhojnë krizën e humbjes së shpresës dhe marrin datën për liberalizimin e vizave.

EkoHigjiena

Postimi i plotë i Hazirit:
Kryeministri i ri i Republikës, pas vendimit për faljen e borxheve të qytetarëve për periudhën para idenpedente (vlen të theksohet se është pjesë e programit dhe vendim i qëlluar), tash duhet sjell vendimin e dytë: Skënder Hyseni e Bekim Qollaku të detyrohen tash e tutje të punojnë 7 ditë e 24 orë në Prishtinë për të menagjuar krizën e ‘humbjes së shpresës’ së qytetarëve dhe ta rikthejnë në një qëllim që të arrihet marrja e datës për liberalizimin e vizave. Na e kanë borxh të gjithë neve, e mbi të gjitha qytetarëve të Kosovës. Këta dy ministra nuk kanë detyra tjera pos marrjes së kësaj ‘farë date’ që na çmendi qe gjashtë vjet! E kemi për obligim të shpjegojmë detyrimet, obligimet, kufizimet dhe të drejtat e udhëtimit, por ama si mundësi që do ta ketë secili qytetar i Kosovës që merr udhën për Europë…! Ama veç ministrat po sillen ashtu sepse qytetarët e kanë udhën e vjetër prap përmes Tisës, Suboticës e me një ndalje në Beograd. Edhe pas 70-vjetësh e njejta histori. Ka ardhë koha që të ndalet. Ju mund ta ndalni nese këta dy ministra e kanë përnjëmend dhe punojnë me disiplinë në agjendën tuaj! LH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.