DYLON

Haziri: Haki Imeri u kidnapua dhe u vra veç pse besonte në LDK dhe rrugën e saj për një Kosovë europiane

Haziri: Haki Imeri u kidnapua dhe u vra veç pse besonte në LDK dhe rrugën e saj për një Kosovë europiane
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë sot është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar jetes dhe vepres së veprimtarit Haki Imerit, i cili 18 vite më parë ishte kidnapuar dhe vrarë dhe sot e asaj dite kjo vrasje mbetet enigmë.

Në emër të LDK’së ka folur nënkryetari, Lutfi Haziri, i cili tha se 2 nëntori i vitit 1999 ka qenë njëra prej ditëve më të kobshme në Kosovën e lirë.

“Hakiu privua nga jeta veç pse mendonte ndryshe politikisht, e mbi të gjitha, ai punonte dhe vepronte që Kosova, pos lirisë, ta gëzonte edhe demokracinë e njëmendët, lirinë e shprehjes dhe Pavarësinë e vendit tonë dhe të ardhmen e saj europiane. Kjo, si duket i pengoi dikujt sepse me gjasë donte ta shihte Kosovën me regres, pa liri të medias, pa arsim, e pa të ardhme europiane. Vrasja e tij makabre nuk ka si të kuptohet ndryshe”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë dhe vrasjet tjera me motive politike, duke thënë se veç në këtë mënyrë, eshtrat e veprimtarit Haki Imeri dhe e të tjerëve do të pushojnë të qetë.

“Sot e asaj dite, kjo vrasje politike makabre dhe vrasjet tjera, vazhdojnë të mbesin të enigmatike. Drejtësia është vonuar shumë sa i përket zbulimit të vrasjeve politike, të cilat e tronditën Kosovën. Megjithëse shumë vonë, është koha e fundit që organet e drejtësisë t’i zbardhin këto raste. Ne nuk do të ndalemi të punojmë që drejtësia të vije në vend, asnipse të tjerët po duan ta përkthejnë ndryshe”, është shprehur nënkryetari i LDK’së.

Në këtë akademi ka folur edhe djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Haki Imerit, Kastrioti, i cili ka falënderuar Hazirin dhe LDK’në që për herë të parë ia kanë organizuar një akademi përkujtimore babait të tij.

Ai ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së babait të tij, sikurse edhe vrasjet tjera të pasluftës, të cilat e tronditën Kosovën.

Përndryshe, Haki Imeri qysh prej fillim viteve 80-ta, përmes publikimeve të tij në “Rilindje”, kundërshtoi sistemin e atëhershëm, për ta vazhduar kundërshtimin edhe të sistemit shovenist të Miloshevicit.

Si anëtar i kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hakiu dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe në pajtimin e gjaqeve në vitet 90’ta, ku ishte pjesë aktive e karavanit pajtues për Drenicë në krye me intelektualin e madh Anton Qeta.

Hakiu pos kësaj ishte ndër shtyllat kryesore të mbarëvajtjes së arsimit shqip në Komunën e Skënderajt.

Më 1992 së bashku me të tjerë formuan shtabin komunal të Ministrisë së Mbrojtjes duke filluar kështu fillimin e përgatitjeve të një mbrojtje të armatosur nga okupatori serb.

Poashtu, Hakiu njihte shumë gjuhë të huaja dhe gjatë okupimit ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në demaskimin e propagandës serbe anti-shqiptare duke komunikuar drejtpërdrejt me mediat e huaja në kuadër të Qendres për Informim të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.