DYLON

Haziri: Gjilanit i është kthyer fuqishëm përkujdesja e qeverisë në investime

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit që pati me kryeministrin Isa Mustafa, i cili vizitoi këtë Komunë dje, ka thënë se përfundimisht Gjilanit i është kthyer fuqishëm përkujdesja e qeverisë në investime.

“Nëse dikur ky vend ka qenë i harruar e i anashkaluar e anashkaluar, sot gjendja është krejtësisht ndryshe. Gjilanit iu rikonfirmua edhe njëherë mbështetja e fuqishme e Qeverisë së Kosovës sa i përketë investimeve në infrastrukturë dhe nw fushat tjera. Pos kësaj, e kemi edhe mbështetjen e fuqishme të donatorëve dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të ndodhin investimet milionëshe në rehabilitimin e lumenjve, “Mirusha” e “Stanishorka”, duke zgjidhur përgjithmonë problemet me lloç e vada. Përfundimisht, gjilanasve i është kthyer dinjiteti”, është shpërehur Haziri .

EkoHigjiena

Ndërkohë, kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ishte zotuar për mbështetjen e fuqishme ndaj Gjilanit, kryesisht në infrastrukturë, duke paralajmëruar edhe fillimin e autostradës Gjilan-Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai theksoi se krejt këto investime po ndodhin në Gjilan për shkak se kjo Komunë është tatimpaguesja më e madhe pas Prishtinës dhe shkaku i disiplinës së ashpër buxhetore që është vendosur në këtë Komunë nga ana e Lutfi Hazirit.

Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, fillimisht kishte pritur në zyrën e tij kryeministrin Isa Mustafa dhe ekipin e tij, për të vazhduar me vënien e gurthemelit për QKMF-në, derisa kishin vizituar edhe Universitetin “Kadri Zeka”, kazermën e Batalionit të Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërkaq në fund edhe kishin zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës Lindore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.