Haziri: Gjilanin do ta bëjmë qendren më të madhe ekonomike në vend

Haziri: Gjilanin do ta bëjmë qendren më të madhe ekonomike në vend

Përkrahja për Lutfi Hazirin dhe Lidhjen për Gjilanin me numër 47 po rritet çdo ditë e më shumë.

Një përkrahje e tillë është parë sot në tubimin madhështor të organizuar nga qytetarët e “Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Prishtinës” dhe “Rruga e Ferizajt”, të cilët theksuan se me pas projekteve të mëdha që ka realizuar gjatë mandatit të kalur, Haziri meriton mbështetje plebishitare.

E, Luta në këtë tubim ka shprehur falënderim për të gjithë, derisa është zotuar se do të vazhdoj të qeveris me duar të pastra e dyer të hapura për qytetarët, duke ua bërë jetën e dinjitetshme.

“Jemi në prag të nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e rrugës katër korsi (hyrje-dalje) nga tuneli e deri te penda e Livoçit, në gjatë prej 3.2 kilometra. Në të njejtën kohë do t’i përfundojmë edhe ndërtimin rrugëve, kanalizimeve e rrjetit të ujësjellësit për këtë pjesë. Askush nuk guxon t’i prek mjetet që ne i kemi mobilizuar”, tha Haziri.

“Gjilanin aktualisht është qendër politike, kulturore, arsimore, porn ë katër vitet e ardhshme do ta bëjmë qendren më të madhe politike në vend”, tha Haziri.

Kreu i gjilanasve ka lavdëruar listën e LDK’së për asamble komunale, duke thënë se është listë e pastër si loti, e përbërë prej profesionistëve më të mëdhenj të Gjilanit.

Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për Asamble Komunale, Milot Shkodra, Xhelal Jetishi, Fejzullah Berisha, Jashar Jashari, Vebi Jerliu dhe Vjollca Ismaili.

Zyra për mardhënje me publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

sponsorizuar nga LDK

KOMENTE