Në mbledhjen e Bordit të manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit 2018”, u diskutua për parapërgatitjet lidhur me vendosjen e bustit të Skënderbeut dhe Akademinë e Flakës, e cila i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamurin kombëtar, sikurse edhe për ekspozitën e artit figurativ.
“Ky vit i ka dy të mira, është bërë zgjidhja buxhetore dhe e kemi zëdhënësen e “Flaka e Janarit 2018, Diana Toska, e cila i adresohet mediave në emër të Bordit në çdo kohë”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë adresimit para gazetarëve
Ai tha se sivjet risia e “Flakës…” është që një ansambël nga Republika e Shqipërisë do të jetë mysafir i veçantë, ndërsa 29 janari do t’i kushtohet Natës së Mysafirëve.
Haziri theksoi se do të punojë që Flakën e Janarit ta bëjnë ndërkombëtare e më regjionale në mënyrë që, siç tha, këtë manifestim ta nxjerrim në edhe për të huajt.
“Nga viti i ardhshëm “Flaka e Janarit” do t’i jap një dimension tjetër kulturor. Gjilanin e kemi bërë kryeqendër të kulturës dhe natyrisht që kjo pasqyrë e krejt aktivitetit kulturor e ka teatrin, sepse për një javë do të ketë shfaqje teatrale në konkurrencë, të cilat besoj që do të priten mirë nga publiku”, ka përfunduar kryetari Haziri.