DYLON

Haziri: Gjilani, shembull sa i përket menaxhimit të situatës pas reshjeve të borës

Haziri: Gjilani, shembull sa i përket menaxhimit të situatës pas reshjeve të borës
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarit Lutfi Haziri, ka diskutuar sot një sërë çështjesh të rëndësishme, ku temë qendrore ka qenë përgatitjet për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor dhe menaxhimi i situatës pas reshjeve të shumëta të borës.

Në mbledhje është raportuar për intervenime të vazhdueshme rrugët e qytetit dhe të gjitha fshatrat, ku u konstatua se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim të qytetarëve gjithandej territorit të komunës.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë angazhimin dhe mobilizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke thënë se Gjilani është bërë shembull në Kosovë sa i përket menaxhimit të mirë të situatës pas reshjeve të mëdha të borës.

Gjatë këtij takimi të Bordit të Drejtorëve, u theksua se të gjitha institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe ato të mesme janë të gatshme për fillim të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë, duke u potencuar se secili objekt shkollor është i pajisur me nxemje funksionale.

Kryetari Lutfi Haziri, me këtë rast ka uruar gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin të mbarë të gjysmëvjetorit të dytë, duke riktheksuar se sektori i arsimit vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes me qëllim të ngritjes së nivelit të dijes për nxënësit dhe nxjerrjen e kuadrove, që do të jenë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.