DYLON

Haziri: Gjilani, qytet i mundësive për investitorët e huaj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shoqata austriako-kosovare OEKG, ka mbajtur mbrëmë një takim në Prishtinë, në të cilin mysafir nderi ka qenë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pastaj KFOR-i austriak, ADA e Austrisë, sikurse edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Austrisë.

Kryetari Haziri, i cili ka qenë folësi kryesor në këtë mbrëmje, ka folur rreth zhvillimit ekonomik, ku Gjilanin e ka paraqitur si qytet të mundësive për investitorët e huaj.

EkoHigjiena

Gjithashtu, kryetari Haziri e ka falënderuar ADA-n e Austrisë dhe “Moza Group” për përkrahjen e dhënë për Komunën e Gjilanit.

Ky takim vije pas suksesit të Komunës së Gjilanit në panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition” që u mbajt javë më parë në Cyrih, ku ka marrë çmimin “The best City Model Award” nga IME./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.