DYLON

Haziri: Gjilani po kalon ditë të rënda dhe tronditëse

Haziri: Gjilani po kalon ditë të rënda dhe tronditëse
Redaksia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Dega në Gjilan, Lutfi Haziri tha se Gjilani po kalon ditë të rënda dhe tronditëse. Pesë vrasje brenda tri javësh kanë prekur thellë qytetarët dhe kanë krijuar shqetësim të madh në shoqërinë tonë.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, shprehim ngushëllimet më të përzemërta për familjarët e viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe organeve kompetente, në të cilat besojmë të gjithë, që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe vendosmëri, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Sipas të parit të LDK-së në Gjilan, siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i pakompromis i çdo institucioni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.