DYLON

Haziri: Gjilani me donatorët nis projektet e mëdha

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e bordit të drejtorëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani në bashkëpunim me donatorët tashmë ka nisur vazhdimin e ndërtimit të bibliotekës së qytetit, sikurse edhe ndërtimin e shkollës së arteve dhe projektet në pastrimin e lumenjve.

Duke shprehur falënderim të madh për donatorët, të cilët i janë kthyer Gjilanit me investime, kreu i Gjilanit theksoi se shumë shpejt pritet të nisin edhe projektet e mëdha, siç është ndërtimi i shtratit të lumit “Stanishorka”, “Mirusha”, ndërtimi i rrjetit kanalizimeve fekale dhe atmosferike, sikurse edhe hapja dhe ndërtimi i rrugëve të reja në qytet e fshatra, hyrje-daljet etj.

EkoHigjiena

Në këtë takim, u vlerësuan lartë edhe organizimet e aktiviteteve në shënim të 8-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të cilat pati pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Ndërkaq, u vlerësua, poashtu, edhe ndarja e dekoratave në këtë 8-vjetor nga ana e presidentes Jahjaga me rekomadim të Shoqatës së Historianëve “Ali Hadri” në Gjilan dhe me mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri për figurat e ndritura të Gjilanit: Zija Shemsiu, Xhavit Ahmeti, Jusuf Bahtjari dhe Halit Hasani.

Kryetari Haziri ka falënderuar presidenten Jahjaga për dekoratat e sivjetme dhe të vitit të kaluar në 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit për Hetem Hazirin, Ahmet Hazirin, Ymer Myqibabën, Bejtë Ali Pirevën dhe Shefki Desivojcën.

Përndryshe, në vitin e kaluar, pikërisht në 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit, presidenti shqiptar, Bujar Nishani, pati dekoruar me medalje Halim Oranën, Mulla Idriz Gjilanin, Esat Berishën, Hetem Hazirin,Ymer Myqybabën, dhe Rifat Baftjarin./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.