DYLON

Haziri: Gjilani, kryeqytet kulturor i shqiptarëve në Ballkan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të “Flakës së Janarit 2016”, mbrëmë është bërë hapja e “Film-Flakës”, ku për tri ditë rresht do të jenë para qytetarëve filma të metrazhit të shkurtër, prodhim nga kinematografitë shqiptare. Me këtë rast, në fjalën e hapjes të festivalit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani është kryeqyteti kulturor i shqiptarëve në Ballkan.

“Për shkak të ngjarjeve të shumta kulturore që mbahen në janar që nga fillimi deri në mbyllje të manifestimit me Fest Flakën, në kujtim të dëshmorëve të rënë për liri, ardhjes së shumë artistëve e artdashësve për të qenë pjesë e manifestimit, bënë tërheqjen e vëmendjes dhe përqëndrimit në kulturë e art dhe në nderim për ata që janë krenari kombëtare e historike. Gjilani është kryeqytet kulturor i shqiptarëve në Ballkan, pikërisht për këtë organizim dhe shumë aktivitete të tjera kulturore”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

“Isha pjesë e themelimit të Flakës, si i ri në vitet e ’90-ta, përmes aktiviteteve kulturore kemi arritur që mjaftë mirë të kujtojmë e nderojmë heronjtë e rënë për liri. “Flaka e Janarit” për herë të parë pas luftës ka brend tjetër dhe zgjerim në kuadër të pasurimit të manifestimit edhe me kategori të reja, siç është film flaka, foto flaka, etj, por gjithnjë duke ruajtur themelin dhe bazën e saj të vërtetë”, ka thënë më tej i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri duke shpallur të hapur Film Flakën.

Haziri ka thënë se Gjilani përmes aktiviteteve të shumta e të ndryshme kulturore që organizon, ka për qëllim kryesor, respektin, nderimin dhe gjunjëzimin për gjithë dëshmorët që dhanë jetën, që shqiptarët në Ballkan sot të jetojnë të lirë.

“Po punojmë bashkërisht, që Gjilanit i cili është qytet pa kinema për shumë vite, t’ia kthejmë filmin. Gjithashtu jemi të përqëndruar dhe po punojmë në këtë drejtim që ky manifestim të profilizohet edhe me aktivitete shtesë në fushën e kulturës, në mënyrë që të futet në kalendarin kulturor jo vetëm kombëtar, ndër shqiptarë në Ballkan, por edhe në kalendarin kulturor të artit Evropian”, tha Haziri.

Ndryshe, sonte mbëmë shfaqur pesë filma të metrazhit të shkurtë, “Ballkoni”, “Heshtja”, “My City Screams”, “Tre” dhe filmi “Sonate”. Poashtu, do të vazhdohet edhe me filma të tjerë në dy netët e ardhshme për qytetarët të cilët mbushën Teatrin Qytetit në Gjilan, si asnjëherë më parë. /2L ONLINE/