DYLON

Haziri: Gjilani ka aktualisht 382 raste aktive me COVID-19, apeloj për kujdes të shtuar

Haziri: Gjilani ka aktualisht 382 raste aktive me COVID-19, apeloj për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.