DYLON

Haziri: Gjilani i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, është mbajtur sot Bordi i drejtorëve i Komunës së Gjilanit, në të cilin janë diskutuar çështje tejet të rëndësishme. Pikë qendrore e kësaj mbledhje ka qenë tema për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, sikurse që është diskutuar për qarkoren e dytë buxhetore.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi ka dëgjuar raportimin e të gjithë drejtorëve, ka thënë të jetë tejet i kënaqur me përgatitjet që i ka bërë Drejtoria e Arsimit për fillimin sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2015-2016, ku janë bërë renovime në shumë shkolla, në mënyrë që të jetë një proces i mirë mësimor.

EkoHigjiena

Në takimin e sotëm u tha se është gjithçka gati për mbajtjen e testit të afatit të dytë të Maturës Shtetërore, ku testit do t’i nënshtrohen 1072 nxënës.

Kryetari Haziri pohoi se e ka emëruar Komisionin Komunal për Buxhetin lidhur me planifikimin për buxhetin, duke theksuar se tash duhet të hyjmë në ofenzivë për ta përmirësuar buxhetin, që të ketë rritje në kategorinë e investimeve dhe subvencioneve.

Në takim është diskutuar edhe për dezinfektimin e shkollave të Gjilanit, për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, për projektin për renovimin e shtëpive për rastet sociale, për vazhdimin e projekteve infrastrukturore, sikurse edhe për modernizimin e Tregut të Gjelbërt. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.