DYLON

Haziri: Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me komunitete

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur të enjten në zyrën e tij, shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Narasimha Rao, me të cilin ka biseduar rreth kthimit të romëve, të cilët jetojnë në Maqedoni, si familje të zhvendosura.

Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit në procesin e riatdhesimit të familjeve rome, të cilat kanë jetuar në Gjilan, para luftës dhe njëherësh është shprehur i gatshëm që të përfshihet personalisht edhe në programin e vizitës në Maqedoni, ku aktualisht jetojnë pjesëtarë të këtij komuniteti, për të inkurajuar kthimin e tyre.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se Komuna do të bëjë atë që është e mundur brenda kapaciteteve të saj, për të krijuar kushtet e nevojshme për kthimin dhe ri-integrimin e romëve.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka krijuar raporte të mira ndëretnike dhe këtu, komunitetet prej kohësh nuk kanë ankesa që lidhen me sigurinë e tyre ose lëvizjen e lirë.

Komunitetet si pjesë e shoqërisë në Gjilan, janë të përfaqësuar në Kuvend Komunal, ose nëpër trupat e tij, siç është Komiteti për Komunitete, për t`i përfaqësuar interesat e të gjithë qytetarëve në vendimmarrje, ka thënë Haziri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.