• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Haziri: Gjilani është përgatitur maksimalisht për fillimin e vitit të ri shkollor

Redaksia 2LONLINE 11 Shtator, 2020 3 min
 Haziri: Gjilani është përgatitur maksimalisht për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të bordit të drejtorëve, ka mbajtur konferencë me gazetarë, ku ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, konform edhe vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe kërkohet bashkëpunim maksimal i prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që gjithçka të jetë në rregull.

“Komuna e Gjilanit ka qenë e përgatitur për të filluar mësimin edhe më 1 shtator, mirëpo kemi zbatuar vendimin e ministrisë dhe kërkesën e sindikatës së arsimit për fillimin e mësimit më 14 shtator. I uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, për një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe i lus që t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve komunale dhe rekomandimeve të shtetit për respektim të masave mbrojtëse kundër Covid-19. Është e domosdoshme që të respektohet distanca, të barten maskat dhe të jetë kontakti i vazhdueshëm mes prindërve dhe mësimdhënësve për gjendjen e fëmijëve në aspektin shëndetësor”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej njoftoi se është bërë edhe testimi i të gjithë mësimdhënësve të cilët kanë sëmundje kronike, për të qenë edhe më të sigurtë në fillimin e mësimit.

Kryetari Haziri potencoi se nxënësit e shkollës së Artit Pamor, në bazhkëpunim me drejtoreshën Deniza Limani, kanë punuar shenjëzimet edukuese për fëmijët dhe qytetarët në përgjithësi, të cilat janë duke u vendosur në shkolla dhe institucione publike për mbrojtje nga Covid-19.

Ndërsa, drejtori Nazim Gagica, ka falënderuar kryetarin për angazhimin e ekipit të gjerë të mjekëve për kujdestari në shkolla dhe kontrolla të vazhdueshme, sikur që ka bërë edhe furnizimin me pompa për dezinfektim ditor të objekteve shkollore me përfshirjen edhe të inspektorëve të arsimit dhe ekipit të menaxhimit të emergjencave, që gjithçka të jetë në rregull dhe në normalitet.

Në kuadër të një ambienti të shëndosh, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, që udhëheq aksionin për pastrimin e ambientit, ka bërë të ditur se shtatori dhe tetori janë muajt kur do të bëhet faza e dytë e pastrimit të përgjithshëm të ambientit, nga të gjitha llojet e mbeturinave.

“Në fazën e parë kanë qenë të përfshirë drejtorët, pjestarët e FSK-së, Policisë së Kosovës, nxënësve etj, dhe tani në këtë fazën e dytë kërkohet një angazhim edhe më i madh, duke përfshirë qytetarët nëpër lagjet e tyre, që bashkërisht ta kthejmë Gjilanin në qytet të pastërt dhe të shëndosh njëkohësisht. Në këtë fazë do të ketë angazhim edhe në fushën e gjelbrimit dhe mbjelljes së drunjve dekorativ”, ka potencuar nënkryetari Ismajli, në fjalën e tij. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri shkollor Vitit të Ri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e

11 Gusht, 2022
Nacionale

Qeveria: Fillon mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

11 Gusht, 2022
Gjilan

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi

11 Gusht, 2022
Shneta

Shërbimi i Radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë është plotësisht funksional

11 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë

11 Gusht, 2022

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

11 Gusht, 2022

Bëhen homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rafet Isufi

10 Gusht, 2022

Komuna e Gjilanit do të mbajë 17 dëgjime publike me qytetarë për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023

10 Gusht, 2022

Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim veteranet e arsimit, i falënderon për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave

10 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com