DYLON

Haziri: Gjilani është krenar që e pati një mësues si Atullah Sylejmani

Haziri: Gjilani është krenar që e pati një mësues si Atullah Sylejmani
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Atullah Sylejmani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sylejmani. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Sylejmani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Atullah Sylejmani.

EkoHigjiena

Mësuesi Atullah do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot veprojnë në profile të ndryshme si profesionistë të shumë fushave.

Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve, por ju familje e nderuar Sylejmani, duhet të ndjeheni krenar sepse ai ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, i cili e luftoi analfabetizmin deri në frymën e fundit.

Gjilani është krenar që e pati një mësues si Atullah Sylejmani.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve e farefisit.

I qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.

Përndryshe, Atullah Sylejmani ka nisur punën si arsimtar në vitin 1957, në Verbicë të Zhegocit, ndërkaq në vitet 1964-1978 në shkollën e Përlepnicës.

Në vitin 1978 kalon si mësues i ciklit të ulët në shkollën “Selami Hallaqi”, duke punuar me zell e përkushtim për nxjerrjen e kuadrove cilësore deri në vitin 1998, ku edhe pensionohet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.