DYLON

Haziri: Gjilani e Anamorava jo vetëm që janë përjashtuar por edhe janë braktisur nga Qeveria

Haziri: Gjilani e Anamorava jo vetëm që janë përjashtuar por edhe janë braktisur nga Qeveria
Avatar photo Redaksia

“E filluam vitin me zgjedhje dhe po e mbyllim me zgjedhje. Ky ishte vit i humbur për Kosovën dhe Gjilanin, sikurse edhe ecje nëpër errësirë politike. Gjilani e Anamorava, jo vetëm që janë përjashtuar, por edhe janë braktisur nga Qeveria”, thotë Lutfi Haziri, kreu i LDK-së së Gjilanit, nënkryetar në nivel qendror, njëherësh kandidat për deputet i këtij subjekti politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se kjo nuk tolerohet më sepse gjilanasit janë qytetarë të ndershëm e lojal, ndërkaq mërgimtarët janë aktivi dhe mbështetësit më të mëdhenj të vendlindjes e atdheut.

EkoHigjiena

“Së bashku me Valentina Bunjaku Rexhepin e dr, Besim Gudën, po rikthehemi në garë, dhe me Arbër Ismajlin, Rexhep Kadriun e Afërdita Balaj- Ajdinin, të cilët iu bashkuan kauzës së rikthimit të madh e kujdesit për Gjilanin. Zotohemi bashkë se Gjilanit do t’ia rikthejmë epitetin e kryeqendrës politike, ekonomike, arsimore e të sigurisë”, ka thënë Lutfi Haziri i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.