DYLON

Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me bartësen e listës për kandidatë nga kjo parti, Vjosa Osmani, për zgjedhjet e parakohshme të qershorit. kanë zhvilluar aktivitete politike dhe biseda edhe me gjilanas, në kuadër të një platforme të quajtur “Hajde folim”. me këtë rast, nikoqiri, Lutfi Haziri,  kryetar dege i këtij subjekti, ka thënë se Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

Sipas Hazirit, “në këtë takim të pranishmit na dëgjuan, na pyetën, kërkuan dhe mbi të gjitha, i ndamë shqetësimet bashkë”.

EkoHigjiena

“Kosova po ecën nëpër terr politik, por Gjilani jo! Gjilani ka mbetur prapa edhe më keq, në një gropë politike. Kjo kryeqendër e Anamoravës është përjashtuar krejtësisht nga investimet qeveritare, nga kujdesi institucional dhe nga jeta zhvillimore e Kosovës. Na ka mbetur veç ta duam Kosovën. Këtë nuk na e marrin dot. Prandaj, vetëm duke u bashkuar, ia kthejmë kësaj Republike formën, besimin dhe shpresën”, ka thënë Haziri i LDK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.