DYLON

Haziri: Gjatë ditës së djeshme ekipet e QKMF’së u kanë dhënë shërbimeve në shtëpi 54 pacientëve të prekur me COVID-19

Haziri: Gjatë ditës së djeshme ekipet e QKMF’së u kanë dhënë shërbimeve në shtëpi 54 pacientëve të prekur me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se vetëm të enjten, ekipet e QKMF’së u kanë dhënë shërbime në shtëpi 54 pacientëve të prekur me COVID-19, derisa bëri të ditur se numri i rasteve aktive në këtë komunë është 337.

EkoHigjiena

Ai apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14242 mostra, 4074 kanë rezultuar pozitivë, 3624 janë shëruar, 113 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 337 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 75 persona dhe 293 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.