DYLON

Haziri: Gëzuar 6-vjetorin e pavarësisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar qytetarët me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet: “Qytetarë të nderuar të Gjilanit, në këtë ditë kur Kosova numëron 6 vjet shtet, ndihem i privilegjuar që në cilësinë e kryetarit të Komunës t’j uroj përzemërsisht për këtë ditë të bardhë. Ndihem shumë mirë që ju qytetarë të mi ma bëtë nderin më të madh, duke qenë se jam nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë gjashtë vite më parë”.

“Për të festuar këtë ditë, është bërë mund e sakrificë e madhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës e qetësoi këtë pjesë të Europës e të botës, ashtu si deshi Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova.

EkoHigjiena

Në këtë ditë i kujtojmë dëshmorët, të cilët janë më meritorët që ne po festojmë e po frymojmë lirshëm në Republikën e Kosovës. Nga dëshmorët ne kemi mësuar shumë, por mbi të gjitha, ata na dhanë guximin e kurajën që të mos pajtohemi me të keqen dhe padrejtësitë, por të vazhdojmë rrugën tonë për liri e pavarësi dhe kjo është arritur.

Ne i gjunjëzohemi veprave të dëshmorëve, familjeve të tyre dhe ata që janë pasardhës do ta kenë kujdesin e shtetit dhe në këtë rast të Komuës.

Tashmë kur e kemi shtetin tonë, Ju qytetarë të Gjilanit e meritoni t’ju krijojmë mundësi më të mira për të pasur jetë të dinjitetshme. Këtë do ta bëjë me tërë kapacitetin tim si kryetar i Komunës”.

“Gëzuar 6-vjetorin e pavarësisë”, thuhet në fund të mesazhit të urimit të kryetarit Haziri, me rastin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.