DYLON

Haziri fton qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre

Haziri fton qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre
Avatar photo Redaksia

Kandidati I LDK-së për kryetar të Gjilanit,  Lutfi Haziri me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë masive ta shprehin vullnetin për fatin e qytetit të tyre.

EkoHigjiena

 “Uroj që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne. Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë treguar interesim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe apeloj që secili të dalë për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar edhe kësaj radhe për fatin e qytetit të tyre. Falënderoj të gjithë për interesimin e madh, përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë dhe kjo na bën të vlerësuar. Falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.