DYLON

Haziri ftohet për fjalim në Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Qyteteve në SHBA

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është ftuar që të mbajë një fjalim në cilësinë e ligjëruesit të nderit në Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Qyteteve, e cila do të mbahet në Minneapolis, MN të SHBA-ve nga 16 deri më 18 korrik 2015.

Kryetari Haziri është i vetmi ligjërues i ftuar nga Europa për këtë konferencë ku ligjërues të tjerë janë edhe Guvernatori i Shtetit të Minnesota-s, Ventura, si dhe disa Kongresistë e Senatorë amerikanë.

EkoHigjiena

Në konferencë do të marrin pjesë mëse 600 personalitete të ftuara nga mëse 30 vende të botës si dhe rreth 125 liderë të rinjë. Shumica e të ftuarve pjesëmarrës në këtë konferencë janë liderë nacional, diplomatë ndërkombëtarë, kryetarë komunash, menaxherë qytetesh, përfaqësues të biznesit dhe komunitetit.

Këtë vit, mbahet konferenca e 59-të vjetore e SCI, në të cilën kryetari Haziri do t’i drejtohet me një fjalim sesionit plenar mbi Rolin e Lidershipit për të Rinj.

Kryetari Haziri ka thënë se ndihem i nderuar për ftesën që i është bërë për të ligjëruar në konferencën vjetore ndërkombëtare të qyteteve në SHBA, duke thënë se “aty është nderuar Gjilani dhe Kosova më shumë sesa unë”.

Konferenca është organizuar nga Sister-Cities International (SCI), organizata më e madhe ndërkombëtare e qyteteve me seli në Washington, DC, e themeluar nga Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhoëer më 1956.

SCI përfaqëson mëse 545 qytete amerikane, mbi 2100 qytete tjera nga 143 vende të ndryshme të botës në gjashtë kontinente. Kryetar nderi i kësaj organizate këtë vit është Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i cili organizatën e vlerëson si “urë lidhëse në mes kombeve në botën e globalizuar që e kemi sot.” Paraprakisht, kryetar nderi të SCI kanë shërbyer edhe Presidentët Clinton, Bush, Kennedy, etj./2L ONLINE/