DYLON

Haziri: Ftesa për protestë e Vetëvendosjes në adresë të LDK-së, ftesë e limituar!

Haziri: Ftesa për protestë e Vetëvendosjes në adresë të LDK-së, ftesë e limituar!
Avatar photo Redaksia

Ftesa e Lëvizjes Vetëvendosjes për protesta të përbashkëta me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për nënkryetari ne LDK-së, Lutfi Hazirin, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit, është një ftesë e limituar. (shih shkrimin: Vetëvendosje fton LDK-në për organizimin e përbashkët të protestave)

Megjithatë, Haziri tha se kjo do të diskutohet në organet e partisë duke i marr të gjitha rrethanat parasysh dhe shumë shpejtë do të dalin me qëndrim të qartë dhe në interes të Republikës.

Haziri theksoi se ftesa e Vetëvendosjes për protestë është një ftesë e limituar duke pas parasysh që ftesa do të duhej të ishte për një bashkëpunim për zhvillim, për një qeverisje ndryshe që funksionon me parametra në interes të qytetarit, e jo të parisë politike dhe bashkëpunim për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

EkoHigjiena

Megjithatë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se protestat për këtë fazë mendon se nuk janë zgjidhje dhe se është befasuese, siç thotë ai, qëndrimi i Vetëvendosjes karshi zgjedhjes kombëtare, zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ai shtoi se subjektet politike duhet të bashkohen dhe të tregojnë unitet në çështjet e rëndësishme të Republikës.

Haziri ka vazhduar ta përsërisë qëndrimin e tij për Kosovën Lindore, që thotë se nuk ka ndryshuar dhe në këtë drejtim pret nga Vetëvendosje ta përkrahë. Haziri ripërsërit se zgjidhja më e mirë për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte që të vendosej kufiri i vitit 1956, ku Kosovës do t’i bashkëngjiteshin Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Ai ka shtuar se edhe ashtu kjo pjesë ka qenë historikisht dhe gjeografikisht gjithmonë pjesë e pandashme e Kosovës dhe se ka ardhur koha që kjo të korrigjohet/rregullohet.

“Ka ardhur koha me e zgjidhë përfundimisht këtë padrejtësi historike”, ka thënë Haziri për 2LONLINE.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.