(2LONLINE) – Pasi vizitoi kompaninë “Hidromorava”, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri gjen kohë të bëjë një fotografi me këta djelmosha, si pjesë e kampanjës për kursimin maksimal të ujit të pijshëm.
Gjilani po ballafaqohet me këtë problematikë shkaku i mungesës së reshjeve, e që i ka determinuar edhe reduktimet e rregullta që po aplikohen nga Hidromorava për më tepër se një muaj.
Përndryshe, kohë më pare kreu i komunës Lutfi Haziri kishte marrë vendim për formimin e një komisioni për përballimin e situatës emergjente të thatësisë nga të gjitha nivelet e Komunës. Mësohet se po kërkohen burime alternative të ujit të pijshëm në Gjilan, ndërkohë që të reshurat po mungojnë. /2lonline/