DYLON

Haziri fillon vlerësimin dhe angazhimet konkrete për 9-mujorin e punës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit e ka mbledhur të shtunën në takim bordin e drejtorëve, ku tha se kanë diskutuar për fillimin e vlerësimit dhe angazhimet konkrete për 9-mujorin e punës.

“Bordi i Drejtorëve sot ka filluar vlerësimin dhe angazhimet konkrete për 9-mujorin e punës, projektet që jemi në implementim e sipër dhe mbi të gjitha po përgatitetmi për fillimin e projekteve kapitale, siç është ndërtimi dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit dhe shtratit të lumit “Mirusha” dhe “Stanishorka” në Gjilan, që është program tashmë i vendosur nga qeveria e Kosovës prej 7.5 milionë euro dhe përgatitjet për fillimin e ndërtimit dhe zgjerimit të rrugëve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj, që janë korridoret më të mëdha pas korridorit Gjilan-Bujanoc”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Haziri pohoi se janë në vlerësim edhe të hapjes së traseve në “Fidanishte”, te kampi “Monteeeth dhe tek “Bashqet e vjetra të qytetit”, sikurse ka shtuar se kanë vlerësuar angazhimet për funksionalizimin e Galerisë së Qytetit.

Ai ka bërë të ditur se Tregu i Gjelbër do të shpallet javën e ardhshme në konkurs publik që nënkupton dizajnimimin dhe pamjen e plotë të tregut.

“Tregu i Gjelbër” do t’i takoj pronarëve dhe shitësve që janë aktualisht. Do të zgjerohen kapacitetet, do të ndërtohen rrugët e reja, nyjet sanitare, parkingjet dhe gjithçka që është e nevojshme, sikur edhe integrimi i tregjeve të tjera. Këtyre programeve i kemi dhënë zgjidhje financiare dhe tash jemi në fazën e fillimit të implementimit”, ka përfunduar kryetari Haziri. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.