DYLON

Haziri: Fetije Ramadani ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Mijëra njerëz nga e mbarë Kosova kanë marrë pjesë sot në varrimin e nënës së Heroit të kombit Agim Ramadani, Fetije Ramadani, në fshatin Zhegër të Gjilanit, në mesin e të cilëve kryetari Lutfi Haziri, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë.

EkoHigjiena

“Kjo ceremoni e varrimi është e dhimbshme, por po aq sa është e dhimbshme, është edhe e dinjitetshme, e një nëne, motre e gjyshe, e cila së bashku me bacën Hysni si bashkëshort dhe udhëheqës të kësaj familje të madhe Ramadani dhe Haliti, kanë dhënë shtatë fëmijë, e nipa e mbesa dhe këtij vendi nga kjo radhë ka lindur edhe heroi i kombit Agim Ramadani, i cili si lider lufte, bashkoi shqiptarët kudo që janë. Zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë, me sakrificën e tij dhe me luftën e tij”, ka thënë Haziri.

Ai tha se të gjithë të pranishmit duhet të marrin diçka nga urtësia e saj, duke thënë se ky atribut është sinonim i një nëne shqiptare.

“Të gjithë e kemi parë veçorinë e saj të veçantë, që është urtësia e saj. Ajo ka qenë nënë e urtë, nënë me pak fjalë. Dëshiroj të kërkoj që të gjithë ne, që nga urtësia e kësaj nëne të madhe që u nda nga jeta, të marrim diçka nga ajo dhe të mos kthehemi bosh në shtëpitë tona. Urtësia e saj është sinonim i një nëne shqiptare”, ka potencuar Haziri.

Në emër të familjes Ramadani, ka folur edhe djali i të ndjeres, Jashar Ramadani, i cili ka falënderuar të pranishmit për nderin dhe respektin e treguar sot me masovitet në këtë ceremoni varrimi.

Fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni varrimi pati edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Hysen Berisha nga “Brigada 138 Agim Ramadani”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.