DYLON

Haziri: Feride Rushiti, krenaria e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës

Haziri: Feride Rushiti, krenaria e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme nga ana e zonjës së parë të ShBA-së për aktivisten dhe humanisten gjilanase Feride Rushin, e ka uruar dhe ka thënë se e ka bërë krenare qytetin e lindjes dhe mbarë Kosovën.

Lutfi Haziri

“Çmimi që do ta marrë sot zonja Rushiti nga Departamenti i Shtetit, e nderon në radhë të parë qytetine lindjes, Gjilanin, dhe të gjithë shqiptarët kudo. Është çmim i merituar marrë parasyshë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në ofrimin e shërbimeve rehabilituese, ndihmës mjekësore dhe psiko-sociale për të sapo kthyerit e pasluftës, të mbijetuar të torturës dhe dhunës sistematike. I uroj nga zemra sepse n aka bërë krenarë të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe zëvendëssekretari i shtetit John J. Sullivan do t’i ndajnë sot drejtoreshës së Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushitit, Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.