DYLON

Haziri: Familja Malaj dhe Berisha janë sinonim i Lirisë dhe Pavarësisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në familjen e heroit Rexhep Mala dhe atë të Nuhi Berishës, për t’ua uruar festat e nëntorit, ku janë pritur dhe falënderuar nga zonja Hanife Malaj, përkatësisht baca Rexhep Berisha.

Pasi ua uroi festat e Nëntorit, Haziri tha se familja Malaj dhe Berisha janë dy familje që janë sinonim i lirisë së këtij vendi.

EkoHigjiena

“Familja Malaj dhe Berisha janë dy familje që janë sinonim i lirisë së këtij vendi, i Pavarësisë dhe i kësaj ditë të bardhe që ne sot e shënojmë. Zonja Hanife dhe mixha Rexhep, dytë tashmë Qytetar Nderi të Gjilanit dhe familjet e tyre, janë krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ne e kemi për nderë që i kemi gjilanas dhe kontributi i tyre në histori është jashtëzakonisht i madh. Ne i nderojmë dhe i respektojmë shumë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit.

Përndryshe, aktivitetet e shumëta të Komunës së Gjilanit për nderë të 28 Nëntorit, kurorëzohen në mbrëmjë me koncertin festiv “Gëzuar Ditën e Flamurit” me fillim në ora 19:30, ku do të performojnë emra të shumtë të estradës. /2L ONLINE/ ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.