DYLON

Haziri: Familja e Rexhep Elmazit është shembulli më i mirë se si duhet dhe nderohet atdheu

Haziri: Familja e Rexhep Elmazit është shembulli më i mirë se si duhet dhe nderohet atdheu
Avatar photo Redaksia

Në ditën e themelimit shkollës “Rexhep Elmazi”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vënë gurthemelin e sallës së edukatës fizike brenda hapësirave të shkollës.

Me këtë rast, kreu i gjilanasve fillimin e këtij projekti ia ka atribuar familjes Elmazi, për të cilën tha se ata janë shembulli më i mirë se si duhet atdheu.

“Ndërtimi kësaj salle është kërkesë e kahmotshme, është interes i zhvillimit të planprogramit dhe krijimit të hapësirave për fëmijë. Është një detyrë e vogël që ne po e kryejmë krahas planit që të renovohet në tërësi shkolla. Dua ta bëjë publike që projektin tonë e ka mbështetur djali i Rexhep Elmazit, Salvadori dhe kjo dhuratë, fëmijëve i shkon si dhuratë nga familja Elmazi. Familja e Rexhep Elmazit është shebulli më i mirë se si duhet qyteti, komuna e atdheu”, ka deklaruar Haziri.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit nuk la pa folur për figurën e dëshmorit Rexhep Elmazi, për të cilin theksoi se na mësoi se si të mos e durojmë padrejtësinë.

“Më 25 majin e asaj kohe, kur të tjerët festonin, gëzonin, uronin dhe vraponin pas stafetave, gjilanasit, familja e tij dhe ne, u ndamë nga njeriu, i cili, është njohur si njeri i vargjeve, i letrave, i urtë, familjar dhe i përkushtuar. Në jemi rritur me vepra e shkrime të tilla. Kjo neve ta bënë të dallueshëm, të pandikuar në asnjë ditë e asnjë situatë. Kolosët si Rexhep Elmazi na mësuan se si të mos e durojmë padrejtësinë”, ka potencuar kryetari Haziri.

Ndërsa, djali i dëshmorit Rexhep Elmazi, Salavadori, ka falënderuar kryetarin Haziri për vlerësimin e madh për familjen e tij, ndërkaq ka thënë se ndërtimi i sallës së edukatës fizike do të krijoj kushte më të mira për rezultatet e nxënësve dhe mësimdhënesve, sikurse edhe komunitetit.

Drejtori i shkollës fillore “Rexhep Elmazi”, Aliriza Osmani, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme në ndërtimin e kësaj salle, përderisa është shprehur krenar me rezultatet e mëdha që nxënësit e kësaj shkolle kanë treguar për një vit.

Ndryshe, me inicim të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, Komisioni Qeveritar shpallur Rexhep Elmazin Dëshmor i Kombit.
Në fund të kësaj ngjarje, nxënësit e shkollës fillore “Rexhep Elmazi” kanë shfaqur një program të pasur kulturor-artistik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.