DYLON

Haziri falënderon komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së

Haziri falënderon komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i LDK-së së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së, për siç ka thënë,  disiplinën, sjelljen shembullore dhe kujdesin në procesin e administrimit dhe ruajtes së votës së qytetarëve.

Përderisa po vazhdon numërimi për kandidatët për deputetë, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, e ka bërë këtë falënderim, për të shtuar se në vigjilje të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ata po punojnë pa u ndalur sepse e dinë që vota është e shenjtë dhe përgëzime për kujdesin e jashtëzakonshëm.

EkoHigjiena

“Përkundër që u është mohuar salla e sporteve për manifestim, ata po angazhohen në të njëjtën sallë të ftohtë, por misioni është më i rëndësishëm. Duke ju falënderuar shumë, lutemi që të vazhdoni deri në fletëvotimin e fundit. Dashninë që na dha Gjilani do ta ruajmë dhe kthejmë vetëm me punë”, ka thënë Haziri i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.