DYLON

Haziri falënderon FSK-në dhe organet tjera të sigurisë për angazhimin gjatë vitit 2017

Haziri falënderon FSK-në dhe organet tjera të sigurisë për angazhimin gjatë vitit 2017
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, ku është takuar me majorin Berat Shala dhe me ushtarakët e kësaj brigade në koktejin e organizuar për festat e fundvitit.

Ai ka falënderuar FSK-në për angazhimin dhe gatishmërinë e plotë në garantimin e sigurisë në çdo kohë, krahas edhe institucioneve të tjera të rendit dhe sigurisë për qytetarët në përgjithësi në këtë regjion të juglindjes së Kosovës.

“Jam jashtzakonisht i lumtur që po vizitoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të shënimit të festive të fundvitit. Ishte një vit i qetë në përgjithësi për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe më gjerë, të këtij regjioni. Falënderoj eprorët dhe ushtarakët e FSK-së, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për gatishmërinë e treguar për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të Gjilanit. Komuna e Gjilanit është e hapur dhe bashkëpunuese e vazhdueshme me FSK-në dhe të gjitha institucionet tjera të rendit dhe sigurisë, në interes të një jete më të mirë për publikun e gjerë pa dallime etnike e fetare”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri pas kësaj vizite.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.