DYLON

Haziri falënderon ambasadorin e Norvegjisë për mbështetjen ndaj Gjilanit

Haziri falënderon ambasadorin e Norvegjisë për mbështetjen ndaj Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas konferencës së mbajtur në Gjilan me temën “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Alternativat dhe Opsionet”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim të veçantë me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad.

Kryetari Haziri me këtë rast e ka informuar ambasadorin norvegjez për gjendjen politike në Gjilan, ndërkaq e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Kreu i Gjilanit, po ashtu, e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad, për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit Norvegjez për Kosovën, e për Gjilanin në veçanti.

EkoHigjiena

“E falënderova ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e Ambasadës ndaj qytetarëve të komunës sonë, ndaj të rinjve e të rejave. Norvegjia ka një peshë dhe rol të veçantë dhe një angazhim e interesim serioz sa i përket komunës sonë”, ka thënë Haziri.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur, përderisa ka rikonfirmuar mbështetjen Ambasadës së Norvegjisë për qytetarët e Gjilanit.

Ndryshe, të premten është mbajtur tryeza e rrumbullakët me përfaqësuesit e partive politike në Gjilan, e cila është organizuar nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, ku është diskutuar lidhur me dialogun me Serbinë, alternativat dhe opsionet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.