DYLON

Haziri falënderon ambasadorën turke për mbështetjen për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e shtetit turk në disa fusha për Gjilanin.

Në takim, kryetari Haziri ka folur për frymën e tolerancës dhe bashkëjetësës me të gjitha komunitetet në Gjilan, duke thënë se bashkpëunimi mes vete duhet vazhdohet me këtë shembull të mirë të ruajtjes së këtyre vlerave për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri vlerësoi lartë prezencën turke që është në Gjilan është në tri nivele: atë diplomatik, ushtarak dhe ai i mbështetjes financiare në disa fusha përmes agjencionit shtetëror “Tika”.

Përndryshe, sot kryetari Haziri ka pritur edhe një delegacion nga Turqia, përkatësisht Ismail Haxhi Hasan Oglu, zyrtar për investime në Ministrinë e Arsimit të Turqisë dhe drejtorin e Arsimit në Komunën Osmangazi, Gyrhan Qokgezer, të cilët i ka falënderuar për donacionet e ofruara për disa shkolla të Gjilanit, që janë një sasi e konsiderueshme të projektorëve, tabela të mençura dhe pako me libra për dy shkolla.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.