DYLON

Haziri: Fabrika e mishit “Calabria” storie e suksesit të privatizimit

Haziri: Fabrika e mishit “Calabria” storie e suksesit të privatizimit
Avatar photo Redaksia

Është inauguruar sot fabrika për përpunimin e mishit “Calabria” në Velkincë të Gjilanit, aktivitet ky në të cilin ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

Kryetari Lutfi Haziri, ka uruar pronarin e fabrikës për këtë sukses, ndërkaq ka kërkuar mobilizimin e fondeve shtesë në kodin e subvencioneve për bujqësinë, sepse tregu për shitjen e gjedhit në Gjilan, Kosovë dhe më gjerë tashmë është i sigurtë në fabrikën “Calabria”.

“Komuna e Gjilanit, krahas angazhimeve dhe mbështetjes që ka dhënë për fermerët në kultura të ndryshme bujqësore, do të shtoj subvencionet në sektorin e blegtorisë dhe kryesisht në rritjen e gjedhit sepse është i domosdoshëm ngase kërkesat janë shumë të mëdha. Fabrika për përpunimin e mishit “Calabria” është storie e suksesit të privatizimit. Kjo fabrikë është një shembull i mirë në Gjilan dhe është një pasqyrë se si të veprohet edhe me ndërmarrje të tjera”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ai më tej ka kërkuar nga qytetarët e vendit, që të konsumojnë prodhimet e mishit të prodhuara në Kosovë, ndërsa nga fermerët ka kërkuar angazhim për shtim të numrit të gjedhit.

“Kërkojmë nga qytetarët e vendit që të konsumojnë sa më shumë produktet e fabrikës “Calabria”, sepse mishi i përpunuar këtu është i pastër, i kontrolluar dhe i monitoruar vazhdimisht. Gjithashtu, edhe planifikimet për të ardhmen në sektorin e bujqësisë tash e tutje do të jenë gjithnjë në favor të subvencionimit të bujkut. Ndërsa, në planifikimin e ardhshëm me shkollën e agro biznesit në Gjilan, do ta kemi parasyshë përpunimin e mishit dhe drejtime të tjera përcjellëse”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Kurse Xhelal Selimi, pronar i fabrikës për përpunimin e produkteve të mishit, ka thënë se kjo është arritur falë përcaktimit të fuqishëm për të punuar në Kosovë, pastaj angazhimin e vazhdueshëm për nevojat e tregut dhe gjithsesi edhe përqëndrimin që prodhimi të jetë pjesë e fuqishme e ndërmarrjes “Calabria”.

Ai ka thënë se deri në këtë fazë investimi kalon shifrën 2.5 milion euro, derisa nevojat janë edhe më të mëdha, por bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë, me Komunën e Gjilanit, me donatorët si USAID dhe të tjerë, e bënë këtë angazhim më të lehtë.

Ndryshe në këtë fabrikë kapaciteti i plotë i prodhimit ditor është therrja e mbi 700 krerë gjedhë dhe produktet e përpunuara janë; mishi i freskët, suxhuku, sallami, proshuta dhe produkte të tjera nga mishi i cilësisë së lartë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.