/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës sw Gjilanit, Lutfi Haziri është takuar sot me Grupin e Përbashkët Punues, të cilët janë të angazhuar në përmirësimin e komunikimit mes shumicës dhe pakicës, e që është nismë e cila mbashtetet nga USAID, respektivisht programi, Avancojmë Kosovën së Bashku.
Me këtë rast kryetari Haziri, ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje për këtë grup punues, duke garantuar mbështetjen e parezervë në intensifikim të punës dhe përmirësim të komunikimit ndëretnik por edhe ndërshoqëror në Gjilan.
Në çdo moment jam afër kërkesave tuaja, në mënyrë që komunikimi mes shumicës dhe pakicës, por edhe komuniteteve pakicë me shumicën të jetë në nivel më të lartë dhe gjithnjë me trende pozitive.
Ndërsa, Grupi i Përbashkët Punues, ka punuar planin vjetor të punës dhe i ka dorwzuar kryetarit njw kopje në të cilin janë të përfshira aktivitetet e saj, të cilat kanë për synim rritjen e përfshirjes së qytetarëve të Gjilanit në proceset e vendim-marjes, hartimin e përbashkët të buxhetit dhe poashtu mwnyrwn se si ta ndihmoj komunën në monitorimin e projekteve ëe miratuara në buxhetin komunal.
Ndryshe, USAID respektivisht programi Avancojmë Kosovën së Bashku në bashkëpunim me RTC Consulting, janë duke zbatuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim përmirësimin e komunikimit horizontal në mes të shumicës dhe komuniteteve jo-shumicë dhe pushtetit lokal dhe komuniteteve jo-shumicë dhe poashtu rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve të administratave komunale të synuara për t’iu përgjigjur nevojave të të gjithë qytetarëve të tyre në 12 komuna që punon AKT. /2L ONLINE/