DYLON

Haziri: Ekipet emergjente të Gjilanit janë 24 orë në shërbim të qytetarëve për menaxhimin e vërshimeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas reshjeve të pandërprera të shiut, Shtabi i Emergjencave i Komunës të Gjilanit, së bashku me Njësinë Zjarrëfikësve, Policinë e Kosovës dhe kompaninë “Hidromorava”, ka mbajtur dje një takim për menaxhimin e vërshimeve. Ekipet emergjente të Komunës kanë intervenuar për të sanuar gjendjen në pjesën e lumit “Mirusha” në lagjen “Dardania”, në lumin “Stanishorka” në Kuvcë, sikurse edhe në fillim të rrugës së Malishevës dhe në fshatin Velekincë.

Poashtu, ekipet emergjente kanë intervenuar në 20 shtëpi private në qytet, duke larguar ujin me anë të pompave. Ndërkaq, në fshatrat Malishevë, Uglarë dhe Pogragjë janë të vërshuara vetëm disa toka të banorëve, por jo edhe shtëpitë e banimit.

EkoHigjiena

Kryetari Lutfi Haziri ka thanë se ekipet emergjente të Komunës do të jetë në dispozicion 24 orë, duke apeluar të gjithë qytetarët që për çfarëdo problemi eventual të kontaktojnë numrat emergjentë: 112, 193 dhe 044177276. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.