Haziri e Zharku të koordinuar për investimet në infrastrukturë
/2L ONLINE / – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur gjatë orëve të vona të ditës së djeshme ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me të cilin kanë bashkëbiseduar për koordinimin dhe financimin e projekteve në infrastrukturë për vitin 2015 – 2016.
Haziri me këtë rast ka bërë të ditur se janë të koordinuar për investimin e projekteve në infrastrukturë për vitin 2015 – 2016.
”Me ministrin Zharku, biseduam për bashkëpunim dhe koordinim të punëve lidhur me bashkë-investimin e projekteve të infrastrukturës, për çka në Gjilan ka shumë nevoja të mëdha. Rrugët në përgjithësi, arteriet kryesore janë me dëmtime të mëdha. Janë rrugë të viteve të ’70 – ta.
Duhet një intervenim i menjëhershëm dhe për këtë kemi biseduar me ministrin duke i kërkuar mbështetje të qeverisë”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.
Edhe ministri Zharku nga ana e tij ka konfirmuar mbështetjen për Gjilanin duke bërë të ditur se sot gjatë orëve të vona ka ardhur në Gjilan pikërisht për këtë qëllim që të bisedohet për koordinim të saktë të punëve për projektet e pjesës së dytë të këtij viti dhe projektet e vitit 2016. /2L ONLINE/
