DYLON

Haziri e Zharku, marrëveshje 3.7 milionë euro për investime në infrastrukturë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Marrëveshje tejet të rëndësishme për t’ua përmirësuar cilësinë e jetesës qytetarëve ka nëndshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me ministrin Infrastrukturës, Lutfi Zharkun. Sipas kësaj marrëveshje, Ministria e Infrastrukturës do të financojë në Gjilan projektet infrastrukturore në zonën urbane dhe rurale me shumën prej 3.7 milionë euro.
Kryetari Haziri ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen, ndërkaq ka shtuar se gradualisht po përmbushet zotimi për heqjen e lloçit dhe të vadave.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka shprehur zotimin dikasteri i tij do të ketë kujdes të veçantë për Gjilanin në investimet në infrastrukturë edhe në të ardhmen, meqë në të kaluarën ka qenë qytet i anashkaluar në investime.

EkoHigjiena

Përndryshe, kreu i Gjilanit ka nënshkruar disa marrëveshje milionëshe gjatë fundvitit të kaluar dhe sivjet, të cilat do të përdoren kryesisht për ndërtim të katërshes së infrastrukturës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.