DYLON

Haziri e Veliu kërkojnë mbështetje nga Gjermania për zhvillimin ekonomik lokal

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë, ku janë pritur në Parlamentin e Nord Westfalen, në takim me deputetin e Landit Volker Munchof.

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri, tha se ndjehet i nderuar që po viziton Velbertin, duke shfaqur gadishmërinë për të ndërtuar një partneritet mes Gjilanit dhe Velbertit, ndërsa ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e madh për shtetin gjerman për ndihmën që ka dhënë dhe po jep për Gjilanin dhe për Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu falënderoi mikpritësit për pritjen e rezervuar për ta dhe shprehu dashamirësinë e tij për deputetin Volker Munchof, për të cilin tha se është një mik i mirë i qytetit të Podujevës.

Nga ana e tij, deputeti i landit Volker Munchof shprehu gatishmërinë të bëhet edhe një hap më tutje drejt konkretizimit të bashkëpunimit në mes Velbertit dhe Gjilanit e Podujevës në shumë lëmi, nga e cila do të përfitonin qytetarët e të dyja komunave në ngritjen e ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Poashtu, kreu i Gjilanit dhe ai i Podujevës kanë vizituar edhe CDU-në, ku u pritën nga shefi i Grupit Parlamentar të CDU në Velbert Manfred Boltz, meqë rast u diskutua për gjendjen politike dhe socio-ekonomike në Kosovë, si dhe për migrimin ilegal.

Të dyja palët u deklaruan se thellimi i bashkëpunimit dhe rritja e përkrahjes nga shteti Gjerman për zhvillimin ekonomik të Republikës se Kosovës, si dhe vazhdimi i përkrahjes në rrugën e anëtarësimit të Kosovës ne Bashkimin Evropian do të ketë impakt direkt në ndaljen e migrimit ilegal. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.